Pas vrasjes me plumb në kokë të Gjin Ndojit në Vaun e Dejës, person me precedent të theksuar kriminal, sic bëri me dije policia, mësohen detaje të reja.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” detaje në lidhje me mjetin e djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Mjeti i gjetur është tip “Benz” me targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 20.06.2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K banuese në Durrës, e cila ka berë kallëzim për këto targa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb