TIRANË

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sukth, Durrës.

Arben Mërkuri Ismaili u qëllua brenda dyqanit të tij në qendër të Sukthit. Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë me një automjet tip GLE, ngjyrë gri me targa AB 128. Makina është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa forca të shumta policie janë vënë në kërkim.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihen forcat e policisë që kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: