Kushëriri i 16-vjeçarit që u vra nga e dashura e tij në Tetovë, Armendi foli në emisionin “Zemër të Hapur” për gazetaren Anila Ahmataj lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tetovën, ku u gjet i vdekur 16-vjeçari që dyshohet se u vra nga e dashura e tij 17-vjeçare.

Ai ka treguar se janë të tronditu nga ngjarja, dhe se aktualisht ndodhej në gjykatën e Tetovës, ku edhe ishte e pranishme 17-vjeçarja. Po ashtu bashkëmoshatarë të 16-vjeçarit, kanë zhvilluar një protestë pas gjykatës.

Më tej është shprehur se ata kishin të lidhur rreth 4 vite dhe se vajza frekuentonte shpesh lokalet e natës, ndërsa theksoi se nuk kishte dijeni nëse vajza ka pasur lidhje tjetër.

“Presim jashtë në gjykatë, këtu janë edhe nxënësit në protestë afër gjykatës së Tetovës. Pres të më thërrasin edhe mua. Vajza që ka bërë krimin ka hyrë brenda në gjykatë. Familjarët nuk i njoh dhe nuk e di nëse ka apo nuk ka. Për kushëririn e kanë njohur të sjellshëm e të butë, për lidhjen e kanë ditur sepse kanë pasur bashkë rreth 4 vite. Nuk dimë nëse vajza ka pasur lidhje me të tjerë. Vajza ishte frekuentuese e lokaleve të natës si klientë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: