LEZHE- Arrestohet dy muaj pas vrasjes së trefishtë në Thumanë, edhe autori i tretë i krimit makabër, nga i cili humbën jetën 3 anëtarë të familjes, 20 vjecari Eno Rama, si dhe daja e gjyshi i tij, Arben dhe Fran Çeku.

Policia e Lezhës bën me dije se ka vënë në pranga 26 vjecarin Pëllub Kora, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, nën akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja u shënua natën e 5 qershorit të këtij viti në fshatin Thumanë të Krujës, pas një prite që 3 anëtarët e familjes Kora, babai dhe dy djemtë i zunë familjes tjetër. Përvec tre viktimave, në pritë mbeti e plagosur rëndë edhe nëna e Arben Çekut, e cila i mbijetoi atentatit. Kryefamiljari Besnik Kora u vetëdorëzua pas ngjarjes, ndërsa më vonë u vu në pranga djali i tij Danieli, e tashmë pas hekurave të burgut përfundoi edhe vëllait i këtij të fundit Pëllumb Kora.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: