TIRANE

Pas ngjarjes makabre të ditës së djeshme në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar edhe partnerja e tij, Nertila Mataj për News 24.  Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, është vajza e dy viktimave të Unazës së Madhe. Për News 24, ajo zbulon se partneri i saj, me të cilin jetonte në Suedi ishte i sëmurë dhe kishte tentuar ta vriste disa herë në prani të vajzës.

“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek une.

Nuk erdhi këtu por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij. Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”, ka thënë ajo për News 24.

Dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.
Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. “BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar.

DINAMIKA E NGJARJES
Krimi i trefishtë që tronditi dje Tiranën ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e ‘Unazës së Re’ tek rruga “Kristaq Mone”. ‘BalkanWeb’ mëson se autori kishte shkruar në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses së vet dhe pasi kishte debatuar për pak çaste me ta, kishte hapur zjarr ndaj tyre me një pistoletë. Sipas policisë, Bujar Mataj është gjetur i vrarë në një prej dhomave të banesës, ndërsa e shoqja Valentina (Xhevria) është gjetur e pajetë në korridor, pasi dyshohet se ka tentuar që të dalë nga shtëpia.

Pak pas krimit, në një gjendje të rënduar psikologjike për aktin e rëndë, 52-vjeçari Majlind Lila, nga Burreli, kishte qëlluar veten me një mjet prerës dhe më pas ishte hedhur sipër kangjellave të ballkonit të banesës 1-katëshe për t’u vetëflijuar. Ka qenë policia ajo që e ka transportuar drejt spitalit autorin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Mësohet se Lila banesën e tij e kishte në Fresk, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ndarjen me vajzën e viktimave. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

( BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb