SHKODËR

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve duket se ka ndikuar menjëherë tek pushuesit, të paktën të dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje.

Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar krismat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë vendin e qëndrimit.

Po largoheni, keni përfunduar pushimet?
Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tash…

Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi.

I dëgjuat krismat?
Krismat janë dëgjuar nga ora 12 e 20.

Pse po ikni?
Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër. Ditën e mirë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb