TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas shqiptar, të dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Shpëtim Bushaj, vjeç 49, lindur në Fier.

Shtetasi Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri (automatik) shtetasin G.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb