Këtë mbrëmje në emisionin e gazetares Klodiana Lala, “Në Shënjestër” në News 24, është trajtuar vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollarit, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi para hyrjes së pallatit të tij në vitin 2018.

Të ftuar në studio ishin gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Glidona Daci, të cilët deklaruar se shteti shqiptar dhe strukturat e policisë nuk arritën që t’i mbronin jetën Marios, edhe pse familja e tij kishte sinjalizuar se i rrezikohej jeta për shkak të vrasjes së kishte kryer babai i tij në vitin 2000, për të cilën po vuan dënimin.

“Shteti shqiptar nuk ia garantoj jetën, siç dhe ai dyshonte, por dhe familjarët të cilët në të gjitha deklaratat e atëhershëm konfirmuar se rreziku për të ishte evident. Në atë kohë Mario nuk kishte bërë një denoncim për persona të tjerë dhe vetëm kjo e penalizoi për të mos marrë statusin e azilit, por kjo nuk bën më pak me faj shtetit shqiptar që në fakt informacion se çfarë kishte ndodhur me babanë  e tij në vitet 2000 i kishte, dhe mund ta kishin dërguar në Suedi këtë informacion dhe ai mund të kishte marrë azil garantuar azilin”, u shpreh Zhabina.

“Strukturat në letra për të mbrojtur jetën e të rrezikuarve janë, por nuk janë në praktikë, në pjesën më të madhe të rasteve kur kemi të bëjmë me krime hakmarrje apo krime në familje, nuk i garantojnë jetën. Policia në të tilla ngjarje kam përshtypjen se bën një lidhje të shkurtër të historisë së çfarë ka ndodhur më parë, arrestohet një person, hidhet në media, dhe pastaj kjo histori harrohet”.

Në mbyllje të emisionit, pas transmetimit dhe të intervistës rrëqethëse të nënës së Marios, gazetarja Lala i ka bërë thirrje drejtësisë së të vihet drejtësi, për hir të dhimbjes së familjes së të riut që u vra padrejtësisht.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb