Të premten në gjyqin e ndaj ish-policit të Mineapolisit Derek Chauvin, mjeku i cili kreu autopsinë e George Floyd-it pas vdekjes se tij në maj të vitit të kaluar, shpjegoi se si kishte dalë në përfundimin se vdekja e 46 vjeçarit kishte qenë një vrasje në duart e policisë.

Ndërsa anëtarët e jurisë studionin paraqitjet grafike të fotografive të autopsisë, doktor Andrew Baker, shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kontenë Hennepin, tha se ai i qëndron të njëjtit përfundim në të cilin doli vitin e kaluar mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Zoti Baker konsiderohet si një nga dëshmitarët më të rëndësishëm ndërsa prokurorët e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Minesotës përfunduan argumentimin e tyre mbi çështjen ndaj ish-punonjësit të policisë Derek Chauvin. Pamjet filmike tregojnë se zoti Chauvin i mbajti gjyrin mbi qafë për 9 minuta 29 sekonda zotit Floyd, ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

Avokatët mbrojtës të zotit Chauvin, i cili akuzohet për vrasje dhe vrasje me paramendim u përpoqën të hedhin dyshime mbi gjetjen e zotit Baker. Ata sugjeruar që zoti Floyd mund të ketë vdekur nga një mbidozë droge që kishte marrë.

Vitin e kaluar zoti Baker doli në përfundimin se zemra e zotit Floyd pushoi së rrahuri dhe mushkëritë e tij ndaluan së funksionuari sepse zoti Chauvin dhe punonjësit e tjerë të policisë ushtruan forcë mbi të duke i shkaktuar bllokimin e frymëmarrjes.

Ekspertë të tjerë të mjekësisë të thirrur nga prokurorët shpenzuar dy ditët e fundit duke treguar nga këndvështrime të ndryshme një numër të madh pamjesh filmike të incidentit, që sipas tyre mbështet gjetjet e zotit Baker dhe kundërshton teorinë e avokatëve të zotit Chauvin, se zoti Floyd vdiq nga mbidoza.

Zoti Baker tha gjithashtu se ai kishte shënuar në raportin e tij se zoti Floyd vuante nga sëmundje të zemrës dhe se në gjakun e tij ishte gjetur fentanil dhe metamfetaminë si faktorë që mund të kenë luajtur rol në vdekjen e tij. Megjithatë ai theksoi se ato “nuk ishin shkaqe të drejtpërdrejta”, të vdekjes së zotit Floyd./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb