GREQI

Hetimet për vdekjen tragjike të 20-vjeçares Carolina në Gylka Nera të Greqisë, janë intensifikuar në një tjetër nivel.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet po marrin informacione brenda burgjeve, për të parë listën e plotë të ish të burgosurve të akuzuar për grabitje, dhunë apo vrasje gjatë grabitjeve.

Kjo është njëra pistë që po ndjek policia, ndërsa ka edhe një pistë të dytë. Hetuesit do të tentojnë të nxjerrin informacione nga gjeorgjiani i arrestuar, për të mbërritur në pjesën e tjetër të bandës. Kjo shihet si një pistë e vështirë, por jo e pamundur.

Mediat helene i përkufizojnë kriminelët gjeorgjianë si mizorë e ç’njerëzorë, ndaj për këtë arsye, sipas tyre, personi i arrestuar nga gisht në ngjarjen e rëndë. Madje, edhe përshkrimi i bashkëshortit të viktimës, përputhet me tiparet trupore të peronit të arrestuar. Mediat kanë publikuar edhe emrin e një bande, që sipas tyre, ka dijeni mbi ngjarjen.

Të gjitha rrugët të drejtojnë në bandën “VOR V ZAKONE”, ku çdo anëtar, është i barabartë dhe gëzon respektin e të gjithë grupit. Karakteristikat kryesore të tyre janë besnikëria dhe përkushtimi. Por policia greke ka vendosur në rreth të kuq një person, i cili, besohet se renditet si i dyti për nga rëndësia në bandën në fjalë.

Ai është 38 vjeç dhe në të kaluarën, besohet se ka marrë pjesë në një grabitje me miliona euro në një vilë luksoze në periferi të Athinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb