Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një 52-vjeçar qëlloi me armë zjarri për vdekje ish-dhëndrin e tij dhe plagosi avokatin e viktimës.

E ftuar në ‘Pikat mbi i’ gazetarja Lala pohoi se ka arritur që të shoh dosjen e divorcit të viktimës Kudret Saliaj si dhe çështjen e kujdestarisë së 3 fëmijëve. Lala tha se në rastet e kujdestarisë së fëmijëve, gjykatat janë shumë të kujdesshme.

“Unë nuk kam asnjë provë që drejtësia nuk ka vepruar. Ka qenë një martesë me 3 fëmijë. Ka qenë një martesë e mirë vite më parë. Se kam këtë definicion nga drejtësia se pse është kërkuar divorci. Unë jam marrë me dhjetra raste të vrasjes së grave. Ato që kanë vrarë kryesisht kanë qenë të detyruara të vrasin, pasi duronin prej vitesh dhunën. Unë nuk e kam në edukatën dhe arsimin tim që të mbroj burra të dhunshëm. Fakti që personi që ka bërë padinë, që i është drejtuar zgjidhjes së martesës nuk jeton më. Mund të ekzistojë mundësia që gjykatësit të korruptohen. Por në eksperiencën time kam kuptuar që gjykatësit në çështjet familjare janë të kujdesshëm, nuk mjaftohen vetëm me dëshminë e fëmijëve. Oficeri pyet familjarët, të të dyja palët. Kam parë një pjesë të dosjes, kam arritur në mënyrë të përcipët dhe është një dosje voluminoze. Më bëri përshtypje një gjë që psikologu i ka dhënë në të gjitha rastet babait. Kjo është ngjarje e rëndë, por nuk mund të zgjidhet çështja me vetëgjyqësi. Fëmijët do të jenë nesër pa baba, por dhe me një nënë që i është hequr kujdestaria. Gjykata thotë; babai është personi i përshtatshëm për t’u kujdesur për fëmijët. Nëna ndodhet në hetim për dhunë. Babai ndërhyri dhe vrau në një zonë të populluar, ndaj çështja është e rëndë.”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb