TIRANË- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulevardin Zogu I, ku humbën jetën  3 persona, prokuroria ka duruar në Gjykatë, tre prej autorëve, mes tyre edhe shtetasin italian. Tre të akuzuarit, Klejvi Doçi, Markeljan Doçi dhe Salvatore Lettizia do të dalin sot para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Pasditen e së mërkurës u vranë në kryeqytet 39-vjeçari Mentor Lufi alias Doçi, 35-vjeçari Besnik Sulku dhe 32-vjeçari Gerti Goxhaj. Sipas policisë, ishte Besnik Sulku bashkë me shtetasin italian Salvatore Letizzia që hapën zjarr në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhaj, duke i vrarë të dy. Më pas ndërhynë dy nipërit e Mentor Lufit, Markeljan dhe Klejvi Doçi, duke qëlluar mbi Sulkun, ndërsa shtetasin italian e kanë përplasur me automjet.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: