TIRANË

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur dje pas orës 23:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qena. Policia ka arrestuar autorin e krimit, 28-vjeçarin Marius Dema si dhe 4 të rinj të tjerë. Ndërkohë është proceduar penalisht një 23-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ;

Erlin Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim Braild Aga, 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: