Një shpërblim prej 5,000 £ po ofrohet për çdo kënd që jep informacionin mbi një veturë e cila mund të ketë lidhje me vrasjen e Tomasz Waga.

Trupi i tij u zbulua nga person rastësisht në Westville Road, Penylan, më 28 janar. Besohet se ai udhëtoi nga Dagenham, në lindje të Londrës për në Cardiff, ku ndodhi krimi një orë para se të gjendej. Ai vdiq si rezultat i një sulmi të vazhdueshëm. Një numër automjetesh janë kapur tashmë si pjesë e hetimit për vrasjen.

Vëmendja tani është përqendruar në gjetjen e një Mercedes C200, i cili lidhet me tre të dyshuar meshkuj, i cili u pa në Cardiff ditën e vrasjes.

Mercedes nuk është parë që atëherë dhe mund të përmbajë prova, të lidhura me Josif Nushi, 26 vjeç, Mihal Dhana, 27 vjeç dhe Gledis Mehalla, 19 vjeç – të gjithë të dyshuarit e kërkuar për marrjen në pyetje në lidhje me vrasjen.

Crimestoppers po ofron tre shpërblime £ 5,000 për informacion mbi vendndodhjen e tyre.

Mediat britanike shkruajnë se të tre burrat në kërkim kanë lidhje me Lushnjën në Shqipëri. Mendohet se të dyshuarit, të cilët janë të përfshirë në prodhimin e kanabisit, u larguan nga Cardiff të nesërmen e vrasjes.

Për të mbështetur policinë me hetimin e tyre, Crimestoppers ofron një shpërblim shtesë deri në 5,000, në dispozicion për cilindo që siguron informacion që çon në gjetjen e Mercedes-it që kërkohet në lidhje me vrasjen e Tomasz Waga.

Mick Duthie, drejtor i operacioneve në Crimestoppers, tha: “Ne e dimë që Tomasz ishte një baba shumë i dashur dhe ne i bëjmë thirrje çdokujt që ka informacion të paraqitet dhe të flasë 100 përqind në mënyrë anonime. Nëse keni ndonjë njohuri në lidhje me Mercedesin argjend C200, të kapur në kamerat e sigurisë në zonë më 28 janar, ju lutemi flisni”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb