Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Durrës. Mësohet se Fatjon Dervishi ka humbur jetën mesnatën e sotme (e mërkurë) në Sukth. Ngjarja ndodhi në Katund, Sukth, te shinat e trenit.
Njoftimi i Policisë
Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.
(BalkanWeb)