Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar dy persona në Tiranë ku i kërkon që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre.

Bëhet fjalë për A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese.

Si dhe OFL ka shënjestruar edhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr. Këta dy persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë ose do i sekuestrohet nga shteti në rast të kundërt.

Më tej SPAK duhet brenda 15 ditëve të vendosë për pasuritë e këtyre personave dhe t’i përgjigjet pyetjeve të OFL-së.

 

NJOFTIMI I POLICISË

OFL, 20 shkurt

Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;

– E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb