Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, duke kujtuar një shprehje të famshme.

Teksa merr shkas nga situata vend, për shifrat e larta të kriminalitetit por dhe për ngjarjet e fundit që kanë goditur disa media, sicc ishte dhe sulmi ndaj Top Channel apo dhe sulmet politike ndaj News24, Salianji thekson se Rama duhet të ishte në Kuvend.

“Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna… kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në Parlament?

Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike,  dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga twitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: