VLORA

Një 38-vjeçar është vrare me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen ”Pavarësia”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi i ekzekutuar, Delon Troqe u transportua në spital dhe nuk i mbijetoi dot plagëve.

Troqe u ekzekutua para sevisit të vëllait të tij teksa kishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja.

Policia shkoi në vendngjarje teksa ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë plagosje.

Nga ana tjetër mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.

Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit teksa në fshatin Sherishtë është gjetur një automjet i djegur.

Deri më tani pistë hetimi për vrasjen është ndonjë konflikt i mundshëm që ka pasur Troqe me persona të tjerë në Spanjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: