Gjyqi i parë i anëtarëve të dyshuar të shërbimeve të sigurisë të Presidentit sirian Bashar al-Asad për krime kundër njerëzimit, përfshirë torturat dhe sulmet seksuale, fillon të enjten në Gjermani.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë sirianët, që thonë se janë torturuar nga ana e qeveritarëve sirianë dhe kanë thënë po ashtu se dështoi plani për të pasur një Gjykatë Penale Ndërkombëtare për Sirinë.

“Arrestimet dhe torturat arbitrare kanë qenë një mjet kryesor i përdorur nga regjimi i Bashar Al Asad, për të përhapur frikë mes sirianëve dhe për të shtypur kërkesat e tyre, për demokraci dhe liri”, tha avokati në mbrojtje të të drejtave të njeriut Anuar Al Bunni. Ai tha se është mbajtur në një burg afër Damaskut nga një kriminel i dyshuar, që pritet të paraqitet në gjyq në Gjermani. “Ky gjyq do të shkatërrojë imunitetin e kriminelëve në Siri”, shtoi avokati.

Qeveria e Sirisë ka hedhur poshtë rregullisht raportet e torturave dhe vrasjeve joqeveritare në një luftë civile në të cilën qindra mijëra njerëz janë vrarë. Vetë Asad në të kaluarën ka mohuar akuza të tilla. As media shtetërore siriane dhe as zyrtarë sirianë nuk e kanë përmendur gjyqin në Koblenz.

Avokatët për dy të dyshuarit nuk kanë thënë si do të vetëdeklarohen. Sipas ligjit gjerman, një i dyshuar mund të paraqesë kërkesë vetëm pasi të ketë filluar gjyqi. Gjyqi gjerman përmban edhe mbrojtje privatësie, për personat që do të paraqiten në gjykatë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb