TIRANË

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga qytetarët sot dhe për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Rama tha se pavarësisht disa vrasjeve që kanë ndodhur në muajin gusht jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit.

Ai deklaroi se Shqipëria është më e sigurt se asnjëherë më parë.

“Ne nuk kemi humbje jetësh çdo 24 orë. Kemi pasur problemet tona në aspektin e disa vrasjeve vërtetë të sekëlldishme gjatë muajit gusht, por faktet janë fakte. Ne kemi pasur një kohë kur në një vit vriteshin mbi 100 persona në vit para se ne të merrnim drejtimin e vendit. Ne e kemi ulur në përgjysmimin mesatarisht numrin e vrasjeve në Shqipëri. Jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit.

Me këtë nuk dua të them që nuk duhet të bëjmë akoma më shumë, që vrasjet duhet t’i marrim të mirëqena si pjesë e jetës. Patjetër që ne duhet të përmirësojmë. Sot ne jemi në mesataren e kontinentin europian sa i përket vrasjeve. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej fare emri me 112 vrasje në vit. Jemi më mirë se disa vende, por nuk jemi më mirë se disa vende në rajon. Shqipëria është më e sigurt se asnjëherë më parë. Këtë e tregon dhe fakti që Shqipëria turistike po hedh hapa shumë më të shpejtë përpara siç tregojnë dhe shifrat e turizmit gjatë këtij viti”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb