Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala, të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, folën për ngjarjet kriminale në vend, disa prej të cilave të ndodhura gjatë muajit tetor kanë tronditur opinionin publik.

Zheji u shpreh në vend po mungon mungesa e kontrollit, dhe të gjithë ngjarjet kriminale të ndodhur janë një sinjal fundor, duke theksuar se mungo arbitri, pasi sipas tij nuk nuk ka autorë të arrestuar.

“Në Shqipëri po shkatërrohen reflekset e kushtëzuara të frikës minimaliste. Aktet që ne shohim, shohim që arbitri mungon pra e kam fjalën për atë që të fut në burg. Dhe tjetra, jeta është gjëja më e lirë. Kujtojmë 4 rusët, pati reagim tri ditë…Armët që qarkullojnë në Shqipëri janë pafund. Kujtoj dy mësueset që bëjnë sherr…i shohin të gjithë nxënësit…çfarë të presim më shumë. Këto janë një sinjal fundor. Vrasjet, apo mungesa e kontrollit…pra këtu kuptohet nëse ky shtet mban fort apo është i dehur për pushtet më të madh”, tha Zheji.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala u ndal në disa nga vrasjet e kryera  në vend, për të cilat tha se këto ngjarje do të duhet të tronditin Policinë e Shtetit.

Gjithashtu gazetarja Lala tha se mosndëshkimi i autorëve të këtyre vrasjeve, mund të shkaktojë pasoja të rënda.

“Ka disa ngjarje që duhet të tërheqin vëmendjen e drejtuesve të policisë. Si Edmond Çekiçi në Durrës, një atentat që duhet zbardhur…Kemi vrasjen e Elton Mermali, u rrëmbye u vra në periferi të Elbasanit dhe po shkakton tronditje të forta në Lushnje… Bardhok Pllanaj një personazh që kishte ruajtur ekuilibrat, por u ekzekutua në një formë të frikshme…Këto ngjarje do ta duhet ta shkundin fort Policinë e Shtetit sepse mosndëshkimi i autorëve të këtyre vrasjeve mund të sjellë pasoja të rënda”, tha Lala duke shtuar se e gjithë politika duhet të jetë bashkë nëse do që krimi i organizuar të shkërmoqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb