Nga Dibra ku mori pjesë në analizën vjetore të DVP Dibër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha së nuk do të tolerohet asnjë rast i punonjësit të Policisë që nuk sillet mirë me qytetarin apo ushtron dhunë ndaj tij.

Nga ana tjetër Nano u shpreh se policia e shtetit është pranë zbardhjes së disa ngjarjeve të rënda.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se po hetohen edhe subjektet minerare në zonën e Bulqizës, të cilat janë bërë shkak edhe për ngjarje kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb