Analisti Artur Zheji dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” kanë diskutuar në lidhje me vrasjet mafioze të fundit të ndodhura në vend.

Zheji theksoi se ngjarjet e rënda janë një luftë bandash e radikalizuar pas zgjedhjeve.

Lala vlerësoi se pas fushatës zgjedhore, policia ka ulur vigjilencën, sepse ka pasur shumë angazhime të tjera.

Artur Zheji: Ne jemi duke përjetuar serial kriminal. Dikur thoshim Siçili, tani është transferuar në Shqipëri. Në dinamikën e ngjarjes shihet se policia nuk ekziston. Këtu ka banda e vrasës me pagesë, që mesa duket pas fitores së zgjedhjeve, duan territor më të madh. Këta, po thonë ‘hap territorin ose të qërrova’. Këtu është arenë gladiatorësh. Një polici e kriminalizuar do të thotë që ose është bashkë me bandat ose bën sikur nuk sheh vrasjet. Policia ka 30 vjet që është e paaftë të kapë kriminelët, sepse banditët janë shumë të fuqishëm.

Polici është punëtor, nuk është idealist që do zhdukë kriminalitetin. Idealistët janë pak dhe ata janë vrarë. Unë i shikoj policët se me çfarë makinash ecin. Ecin me mjete që janë në gjendje të rëndë. Polici nuk ka stimul të luftojë krimin, do që të çojë lekë tek shtëpia.

Klodiana Lala: Policia ka qenë e angazhuar në zgjedhje dhe në shumë çështje të tjera, duke mos i kushtuar rëndësi sa i takon kriminalitetit. Kriminelët shfrytëzojnë kohën dhe momentin. Pas zgjedhjeve, vigjilenca e policisë ka rënë.  Policinë e shohim se vë gjobë, e bëjnë detyra të tjera shtesë. Policia e Elbasanit më së pari është e kriminalizuar dhe e politizuar. Mund të themi shumë gjëra, por nuk mund të themi se politika hyn kudo. Ajo që dihet është se politika përherë ka dashur që ta mbajë nën kontroll policinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: