Ish deputeti i PD Ervin Salianji në një komunikim live në Skype në “News 24”, ka folur ndër të tjera edhe për vrasjet e bujshme që tronditën vendin, sidomos ato në Durrës.

Salianji hodhi akuza të forta, duke thënë se vrasjet në Durrës janë kryer nga bandat e lidhura me Partinë Socialiste. Ai shtoi se madje bandat mund të kenë lidhje deri me Ramën vetë.

Rasti i kapjes së Bilbilit në Tiranë tregon se krimi është nëpër këmbë. Edhe vrasjet e vetë-vrasjet e djeshme, treguan se në këtë vend, nëse do që të respektosh rregullat, futesh në burg, kontrollohesh me policë që fotografohen në mjedise boshe, ndërsa nëse ke ndërmend të shpërndash drogë dhe t’ju shërbesh kapove të qeverive, bëj vrasje në ditën për diell dhe mesa duket nuk ka kontrolle, sepse ka akte propagandistike.

Krimi i organizuar apo vrasjet e kryera nuk janë episodike, por mafioze. Janë vrasje që vijnë pas disa përplasjeve e për kontrolle të territoreve. Nëse ti del merr ajër burgosesh, nëse vret, je i lirë. Janë banda që kanë lidhje me PS, me ish kryebashkiakun e Durrësit apo edhe Ramën. Në BILD u bënë publike sesi Ramës i premtohej vota nga këta banda”, tha Salianji.

Ervin Salianji ka theksuar se menaxhimi i situatës së pandemisë së Covid-19 nga qeveria, është skandaloz.

“Masat e marra, ushtria e policia të nxjerra në rrugë duan të krijojnë frikë. Policia do na kishte pra territorin nën këmbë, derisa bëhen krime, tregon se nuk merret asnjë masë reale. Nuk është se mungojnë ligjet për të dënuar kriminelët, por duhet vullnet. Rama vjedh e zhvat qytetarët. Menaxhimi më duket skandaloz. Mua më duket se Rama do të zhvasë qytetarët me oligarkët që janë pas tij.

Ndihmat janë të pamjaftueshme. Duhej që të dërgoheshin para të gatshme tek qytetarët ose bono. Paratë të shpërndaheshin tek qytetarët e jo tek PPP e biznesmenët afër Ramës. Opozita vetëm funksionon sot e nuk funksionon asnjë institucion tjetër për këtë situatë. Po ashtu ne kemi thënë se duhen teste masive, për të parë kush ka koronavirus, që të izolohet dhe kështu dimë kush janë pacientët e prekur e me pas ta ndalim fenomenin”, u shpreh Salianji.

Më tej, Salianji vlerësoi se PD do të tentojë që bashkë me virusin, të largojë edhe Edi Ramën.

“Janë rreth 460 mijë të punësuar në bujqësi dhe nuk kemi asnjë masë për ta. Është qesharake që policia ndalon fermerët, ndërsa këta të fundit janë ata që nuk shesin dot prodhimin e tyre. Sot duket që Rama dhe qeveria nuk janë interesuar për të ndihmuar biznesin, por duket se është e interesuar që të përfitojë nga pandemia, për të fituar më shumë oligarkët pranë qeverisë.

PD do të bëjë gjithcka për të larguar Ramën. Edi Rama po tregon sot keq-përdorje dhe keq-menaxhim. Është qesharake sesi po trajtohet virusi e ne do bëjmë gjithcka që bashkë me virusin të ikë edhe Rama”, vlerësoi Salianji.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb