Në emisionin “Në Shënjestër”, u trajtuan vrasjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit dhe zbardhje e tyre, nëpërmjet të penduarve të drejtësisë.

Po ashtu, u publikuan pamje ekskluzive nga vrasjet e ndodhura. Për të folur rreth situatës në Elbasan, por edhe veprimtarisë policore në zbardhjen e këtyre ngjarjeve, në studio ishin të ftuar prokurori Eugen Beci dhe gazetari Xhevahir Zhabina.

Për prokurorin, vrasjet e porositura nga grupet kriminale janë të ashpra e të pamëshirshme, ai tha se për zbardhjen e tyre, nuk duhet vetëm angazhim i autoriteteve lokale, por edhe atyre ndërkombëtare. Nga ana tjetër, gazetari Zhabina, theksoi se për vrasje të kësaj forme, organizatorët kanë nisur përgatitjet për vite me radhë. Ai tha se shumica, ndodhin për hakmarrje mes grupeve kriminale.

Pjesë nga biseda në studio:

Beci: Unë veçova një ndër këto. Duhet të ketë shumë metoda special që duhet të bashkëveprojnë për rezultatin e mirëpritur. Duhet të kuptojmë që organizatat kriminale, që merren me trafiqe, zhvillohet edhe ashpërsia e kryerjes së krimeve. Vrasja është një element i krimit të organizuar. Duke pasur parasysh ashpërsinë që kanë për lufte për territore. I penduari në rastin konkret ka bërë zbërthimin e një ngjarje. Ai duhet të paraqesë bindshëm burimin e provave, e jo vetëm dëshminë e tij.

Zhabina: Erion Alibej dihej që do të reagonte se në vrasjen e trefishtë i vdiqën një pjesë e mirë e familjarëve dhe atyre që punonte. Mënyra se si ka ndodhur, mënyra e organizimit, besoj se është diçka që është përgatitur për 3 vite me radhë. Prokuroria dhe policia, mënyra e vetme që mund të shkojnë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Tre vrasjet e zbardhur së fundmi në Elbasan, janë arritur falë dëshmisë së të penduarve. A mjafton kjo? Besoj që jo. Duhen dosje të tjera me prova të mjaftueshme që këto persona të dënohen. Hakmarrja është një gjë që vlon në Elbasan. Ky rast e tregon, ku personi godet disa plumba ndaj 39-vjeçarit. Besoj se ka qenë e mirëmenduar, e organizuar prej disa vitesh. Fakti që ka ndodhur në mes të ditës, e bën të jetë një ngjarje e mirëmenduar deri në detaje nga organizatorët.

Beci: Nuk është e thënë të gjesh patjetër personin që do të marrësh hak. Ekzekutimi i ushtarëve tregon se kemi përplasje mes grupeve kriminale. Veprimtaria është ndërkombëtare. Nuk mundet pushteti lokal, të tëra organet, nuk e arrijnë dot pa bashkëpunim ndërkombëtar.

Zhabina: Personat që jetonin në Elbasan i njihnin si personazhe. Nga informacionet që ne kishim, ishte që grupi i Alibejt ushtronte veprimtarinë jashtë vendit. Sigurisht nuk ishin nga grupet që dilnin në qytet haptazi. Profili i tyre i ulët…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb