I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Ahmet Prençi ka thënë se sa i përket vrasjeve për drogë, Policia dhe shteti duhet të kishin nisur parandalimin e aktivitetit.

Ai thotë se që kur u ‘liberalizua’ tregtimi i kanabisit atëhere grupet kriminale nisën fuqizimin duke u përhapur dhe në fusha të tjera si tregtimi i heroinës apo kokainës. Prençi merr shembullin e Pablo Escobarit, për të cilin thotë se në Kolumbi edhe ai me hashash e filloi, më pas me kokainë, fitoi para të madhe dhe nisi tregtinë në SHBA.

‘’Është tjetër gjë sepse që kur filloi që u liberalizua ky lloj aktiviteti. Që atëhere duhet të ishin marrë masat.

Edhe Escobari me hashash e filloi, më pas me kokainë, me para të madhe dhe tregti në Amerikë. Kur pasurohen shumë dhe cënohen interesat atëhere njihen eksponentët që reagojnë ashpër dhe në mënyrë makabre. ‘’- tha Prençi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb