TIRANË – Ish-socialisti Kastriot Islami pyet: “Përse Rama, Tahiri, Didi dhe Meta, ndonëse janë në dijeni të historive me vrasje politike, flasin pas 6 muajsh?”

Duke ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit në qeveri e PS, edhe deputeti demokrat, si analistët, ka ngritur sot 3 pyetje:

1) A mund të qëndrojë në këmbë dhe të qeverisë vendin një maxhorancë, figurat kryesore të të cilës herë bisedojnë me njeri-tjetrin për vrasje politike duke akuzuar opozitën dhe herë akuzojnë njeri-tjetrin për vrasje politike, ndërkohe që Parlamenti Europian kërkon dekriminalizimin e Kuvendit? A mundet kjo maxhorancë të miratojë reformën e standarteve europiane për drejtësinë?

2) Si ka mundësi që figurat kryesore të Qeverisë dhe shtetit komunikojnë me persona të inkriminuar e flasin për vrasje politike dhe për 6 muaj nuk marrin asnjë mase për ndjekjen e tyre penale apo ndalimin e tyre?

3) Përse Kryeministri, Ministri i Brendshem, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Kryetari i Kuvendit, ndonëse janë në dijeni të historive me vrasje politike, flasin pas 6 muajsh? Përse jo më parë? Përse nuk është kryer asnjë hetim më parë, por ato filluan vetëm dje?- përfundon Islami.

Islami, një deputet i PS-së, qe i pari që u përjashtua nga PS-ja, pasi drejtimin e kësaj partie e mori Edi Rama. Po ashtu, ai qe i pari që paralajmëroi publikisht se edhe deputeti Tom Doshi do të përjashtohej njesoj si ai, pas kritikave drejtuar Qeverisë, Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta: “Rama ka vendosur pa asnjë medyshje,- shkroi Islami më 1 mars, – herët a vonë ta largojë Doshin.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb