Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Cetinjë të Malit të Zi ku pas një konflikti në familje një i ri ka qëlluar duke lënë të vdekur 10 persona.

Raportimet e para tregonin se autori më pas është vrarë nga policia, por se kjo është hedhur poshtë nga prokurorja kompetente e Prokurorisë së Lartë të Shtetit nga Podgorica. Ajo bëri me dije se autori është eliminuar nga një bashkëqytetar por se nuk mund të bëhet i ditur emri i tij.

Vuk Boriloviç 34- vjeç nga Cetinja, i cili sot vrau dhjetë persona dhe plagosi një tjetër, është vrarë nga bashkëqytetari i tij”, tha Andrijana Nastiç.

Paraprakisht mediat kishin bërë të ditur se Boriloviç ishte vrarë nga policia.

Me rastin e tragjedisë së paparë në Cetinje, Qeveria do të shpallë tri ditë zie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb