GJERMANI- Vrau të riun shqiptar që po tentonte të vidhte, shpallet i pafajshëm dhe lirohet i moshuari gjerman. Ngjarja në fjalë ndodhi në prill të këtij viti, në Neuenrade. 18-vjeçari shqiptar u qëllua me armë gjahu nga një moshuar gjerman. I riu kishte hyrë në shtëpinë e 63-vjeçarit për të vjedhur, thuhet në gazetën Neue Ëestfälölische. Pronari i shtëpisë e kishte qëlluar me pushkë shqiptarin, i cili, sipas tij, e kishte kërcënuar me thikë, transmeton albinfo.ch.

I riu kishte pësuar plagë të rënda dhe për pasojë kishte ndërruar jetë në spital. Pronari gjerman gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se shqiptari i ri, sa kishte qenë ende gjallë, kishte pranuar se kishte shkuar për të vjedhur. Dhe kur gjahtari e ka parë se ai kishte një thikë në dorë, e kishte kapur paniku. Kështu e kishte marrë çiften dhe e kishte qëlluar 18-vjeçarin në kokë.

I ndjeri pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e tetëmbëdhjetë. Ndërkaq më vonë, organet e drejtësisë kanë konstatuar se ajo që pronari kishte thënë se ishte thikë, në fakt kishte qenë një mjet multiplikativ, në të cilin mund të montohen vegla të ndryshme. Prokuroria Shtetërore në Hagen ka vendosur ta ndërpresë procedurën ndaj tij.

Policia ka kapur më vonë një bashkëpunëtor të 18-vjeçarit, i cili e kishte organizuar vjedhjen ndërsa gjatë zhvillimit të ngjarjes kishte qëndruar jashtë, në veturë dhe pastaj kishte ikur. Por bashkë me 18-vjeçarin tashmë të vdekur, në shtëpi gjatë sulmit ka qenë edhe një person tjetër, i cili ende nuk është kapur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb