Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin një ditë më parë, ku efektivi i policisë, Arbër Sula, qëlloi për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Sherri ndodhi në një market në Tiranë dhe konflikti nisi për arsye banale e u përshkallëzua deri në përdorimin e armës nga ana e 27-vjeçarit Sula. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se Sula është ende në kërkim nga policia dhe pas vrasjes, është larguar përmes rrugicave. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë jashtë shërbimit pasi kishte marrë leje për të kryer testin e drogës.

Dyshohet se arma që ka përdorur për krimin është dhe ajo që mbante gjatë orëve të shërbimit. Sakaq, SHÇBA, ka nisur një hetim mbi ngjarjet e kryera muajin e fundit dhe do të vendosë në filtër punonjësit e policisë, kryesisht, ata që janë të rinj në këtë profesion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: