BURREL

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 51-vjeçarin Kujtim Koxha, i akuzua për vrasjen e trefishtë në Mat me 11 tetor të vitit të kaluar. Koxha, i cili vrau 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe një bashkëfshatarin e tyre, ka dalë këtë të premte para togave të zeza të gjykatës së Matit për t’u njohur me pretencën.

Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi burgim të përjetshëm por avokati ka kërkuar që të shtyhet seanca. Seanca e radhës u vendos më 3 qershor.

Koxha po gjykohet nga dy gjyqtarë të gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Më 11 tetor të vitit të kaluar Koxha u konfliktua me punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë Mat të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli.

Pas një konflikti verbal, mësohet se Koxha është larguar nga lokali i fshatit për t’u rikthyer më pas me një armë automatik. Koxha hyri në lokal ku puntorët po drekonin duke zbrazur një karikatore automatiku. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punëtor të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banorë i fshatit Shëlli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb