Mbërrin në Gjykatën e Fierit, Fatmir Hoxhaj, autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier, mëngjesin e 26 tetorit, ndërsa përcillte për në punë bashkëshorten.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, Hoxhaj shfaqet kokëulur teksa ngjit shkallët e gjykatës, ndërsa mban edhe maskën.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet pse Hoxhaj mund ta ketë qëlluar personin në fjalë, prokuroria ka mbledhur prova të mjaftueshme për të dërguar për gjykim Hoxhajn.

Kujtojmë që autori i dyshuar, Fatmir Hoxhaj i cili qëlloi për vdekje shtetasin Ahmet Toska më 26 tetor është po nga lagjja “Sheq i Madh” në Fier por distanca nga shtëpitë e tyre është rreth 3 kilometra.

Në momentin kur ka qëlluar autori ka qenë i veshur sportiv me kapuç dhe me maskë Covidi. Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë Ahmet Toskën dhe është larguar pa thënë ndonjë fjalë.

Mësohet se banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Në lagje pak e njohin mirë, por e përshkruajnë si njeri të qetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb