Detaje ë reja kanë dalë në dritë për krimin në Glyka Nera. Sipas mediave greke, piloti Babis Anagnostopoulos, kishte debate të vazhdueshme me bashkëshorten, për shkak se ajo dyshonte se e tradhtonte.

E në fakt, këto të dhëna ajo ia kishte rrëfyer dhe psikologes së saj, e cila ishte munduar ta këshillonte dhe qetësonte.

Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos , folën për mediat greke dhe vunë në dukje se asnjëri prej tyre nuk beson se vrasësi kishte një lidhje paralele, duke u shprehur se “ishte i pasionuar pas Caroline. Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë. Ai nuk do të vriste një grua për një tjetër.

Një tjetër shok i pilotit tha në emisionin “To Proino” se “Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë 16-vjeçare për një vit. Tani vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues apo shtytës, por shumë i kujdesshëm. Nuk mund të besojmë se ai mund të vrasës”, ka thënë shoku i pilotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: