Një 42-vjeçar shqiptar është dëbuar nga territori italian pas shlyerjes së dënimit, për vrasjen e një bashkatdhetari.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, në Grosseto, ku 42-vjeçari vrau me thikë në fyt gjatë një mosmarrëveshjeje një 24-vjeçar dhe si pasojë shleu 14 vjet burg.

Autori doli nga burgu pardje ndërsa dej u dëbua nga territori italian, pasi konsiderohet si njeri i rrezikshëm për shoqërinë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është shoqëruar nga Policia e Shtetit në aeroportin e Pizës dhe në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit, drejt Shqipërisë. Gjithashtu atij i është ndaluar udhëtimi drejt Italisë për 10 vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb