VLORË-Përfundon arratia e një 46-vjeçari, i cili është arrestuar sot pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarje e ndodhur më datë 4 qershor të vitit 2009, në fshatin Armen.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Maksim Hodaj.

Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.

VRASJA
Krimi i rëndë ndodhi më 3 qershor të 2009-s në fshatin Armen, kur Maksim Hodaj, në ato kohë 36 vjeç, rrahu e më pas i përplasi kokën në çimento gruas 33-vjeçare, Luljeta, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Siç u raportua në atë kohë burri ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe në rrethana ende të paqarta, në orën 03:00, masakroi për vdekje të shoqen.

Ai ishte grindur fillimisht me gruan dhe e dhunoi atë me grushte e shkelma, derisa ka ardhur goditja fatale, duke i përplasur kokën në dysheme. Nëna e tre fëmijëve, vajzës 13-vjeçare dhe dy djemve, 8 vjeç dhe 8 muajsh ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pasi pa të shoqen pa shenja jete, Hodaj u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar në 25 dhjetor të 2012-ës. Ai kishte arritur t’i shpëtonte policisë, ndërsa u kap në një lokal pranë banesës me qira ku jetonte. Ndërkohë, u arrestuan edhe dy femra, të cilat dyshohet se ishin përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ndërkohë, nuk dihet se si ai arriti të dilte nga burgu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb