Gjykata e Qarkut Landau në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm një të pandehur. Fjala është për një kosovar 32-vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se ka vrarë të shoqen, shkruan dpa.de.

Trupi gjykues e ka parë të provuar se 32-vjeçari ka vrarë partneren e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna, transmeton albinfo.ch.

Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9, vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Policia kishte gjetur viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedente tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, përcjell albinfo.ch. Për këto vepra penale ai kishte qenë dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb