“Jam i tronditur thellë. Nuk e di se si erdha në këtë pikë.”. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit Mexhit Picari, autor i dyshuar për vrasjen e Kudret Saliajt.

Picari vrau me armë zjarri më 4 qershor dhëndrrin, pas procesit të divorcit që viktima kishte nisur me vajzën e tij. Para se gjykata të caktonte ndaj tij masën ‘arrest me burg’, ish-gardiani u shfaq i penduar para togave të zeza. Mes të tjerash Picari tha se vajza e tij nuk kishte lidhje me vrasjen e Saliajt.

“Vajza ime nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Në një moment të dytë do të flas për këtë ngjarje.”, tha Picari.

 

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Picarit tha se ai kishte bërë shumë për familjen e dhëndrit të tij.
“Kudretit vjehrri i bëri vile 3 katëshe, i fali 2 dynym tokë në autostradë i bleu fuoristradë të re. Pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mire. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit të dhunuar. Kudreti e ka rrahuar vajzën e Mexhitit në një pyll dhe i ka kërcënuar familjarisht.”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: