Familjarët e Përparim Ademit, 59-vjeçari që vrau dy motrat, me të cilat thuhet se kishte pasur lidhje, kanë hedhur akuza në drejtim të familjes së viktimave. Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor në zonën e Astirit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se familjarët e Ademit kanë denoncuar në polici familjarët e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, me pretendimin se janë kërcënuar me jetë. Mësohet se aktualisht familjarët e autorit po pyeten nga policia.

Po ashtu Bezat ka siguruar edhe foto nga banesa e Përparim Ademit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb