Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin Ali Zili, i cili dyshohet se ka vrarë nuse e vjehrrë në Devoll.

Avokati i autorit, Detjon Shehu ka thënë se aktualisht po kryhen të gjitha ekspertizat e nevojshme, për të vërtetuar nëse autori ka pasur apo jo çrregullime mendore në momentin e krimit. Ai shtoi më tej se klienti i tij ka deklaruar në polici dhe gjykatë se ka qenë tejet i dehur kur ka kryer vrasjen.

“Përshëndetje mediave. Prokurua e rrethit gjyqësor Korçë ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Po kështu edhe gjykata ka planifikuar këtë masë. Ne kemi kuptuar, pavarësisht kësaj ngjarje, në vazhdimësi të hetimeve një ekspertim për të përcaktuar nëse ky problem ka pasur apo jo çrregullime mendore në momentin e kryerjes së kësaj vepre penale.

Ai nuk është i kartelizuar, ka dhënë përgjigjet e sakta. Hetimet e mëtejshme do të tregojnë nëse ai është i përgjegjshëm përpara ligjit. Ai ka pranuar faktin që ka kryer veprën duke pasur parasysh se viktimat i kanë pasur një shumë lekësh prej 6 mijë lekësh të reja që nuk e kanë kryer. Kur ka dhënë deklaratat në polici e gjykatë ka deklaruar se ka qenë i dehur”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: