TIRANË

Përplasje në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 mes avokatëve të palëve për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj dhe letrën që autori i krimit, ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj i drejtoi opinionit publik.

Avokati i familjes së viktimës, Saimir Vishaj tha se avokatët duhet të jenë të kujdesshëm dhe nuk duhet të rëndojmë më tepër fatkeqësinë sepse janë ngjarje sensibël.

Vishaj shprehu dyshime për anën procedurale të gjithë konflikteve mes viktimës dhe autorit, teksa avokati i autorit Kujtim Cakrani tha letra ishte dëshirë e tij për të informuar opinionin publik pas etiketimeve. Ai këmbënguli se çdo gjë është kryer konform procedurave ligjore.

Saimir Vishaj: Marrim përsipër të publikojmë deklarata në opinionin publik për të rënduar fatkeqësinë. Klientët mund të na thonë lloj-lloj por për shkak të sekretit hetimor ne duhet të jemi më të kujdesshëm. Janë ngjarje sensibël, të bëjmë detyrën tonë, por të jemi të kujdesshëm.

Kujtim Cakrani: Është një dëshirë e vetë Eltonit që opinionit publik ta sqaronte.

Saimir Vishaj: Ngjarje shumë e rëndë. Kemi një fëmijë që kërkon kujdestarinë. Ka tre ditë pa gjumë. Ne si avokatë nuk duhet të kontribuojmë për t’i hedhur benzinë zjarrit. Të mos publikojmë deklarata. Nuk duhet të bëhemi pjesë e kësaj. Viktimës t’i prehet shpirti në paqe. Duhet të mbrojmë klientët tanë, por edhe viktimat. Nuk i jemi drejtuar SPAK, është një hetim nga ILD. I jemi drejtuar ILD me një shkresë zyrtare për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Provat merren na organi i procedurës, nuk ka lidhje media. Në radhë të parë para se të jemi avokatë na dhemb çdo humbje. Jemi pjesë e qytetarisë dhe duhet të japim mesazhe që vepra të tilla të mos ndodhin.

Nuk ka logjikë që familjarët në lidhje me masën për shtrimin në psikiatri të mos ketë çuar dokumentacion. Nuk të nxjerr organi i akuzës as gjykata nëse nuk plotëson kriteret.

Momentet e para sa kam marrë dosjen jam habitur. Se pasi cakton një mjekim në një spital të detyruar, pas një viti duhet të rimarrë në shqyrtim. Pas një viti duhet të dilte, nga dhjetor 2020, i takonte në dhjetor 2021. Asnjë veprim procedural nuk nis pa kërkesën e organit të procedurës, në këtë rast prokuroria në Fier. Nëse avokatët thanë që ishte i papërgjegjshëm, atëherë duhet një vit që të vërtetohet përgjegjshmëria. Nuk ka ndodhur asnjëherë për 6 muaj.

Cakrani: Në muajin mars ose prill për kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, kjo kërkesë bëhet një herë në vit, kështu që ana procedurale e kërkesës sonë ka qenë konform ligjit. Fakti që ai ka shkuar një herë vetëm në klinikë, dhe ata nuk dinin se çfarë medikamenti t’i jepnin, kjo nuk e rëndon as prokurorin e as gjyqtarin. Pjesa procedurale ka qenë në përputhje me ligjin. Ai është ndaluar në shtator 2020 dhe unë e kam marrë si çështje në dhjetor dhe kur e kam marrë unë si çështje dhe prokurori kishte kërkuar ndryshimin e masës. Kishte kërkuar ekzaminimin dhe ekzaminimi kishte dalë që ai duhej të shtrohej në spital. Prokurori kishte kërkuar t’i kryhej një akt ekspertimi psikik, pasi akti vërtetoi që kishte probleme mendore, prokurori kishte kërkuar ndryshimin e masës.

Vishaj: Kjo është kërkesa që prokuroria i ka drejtuar gjykatës për pushimin e masës. Viktima më pas kur u bë kërkesa për zëvendësimin e masës mjekuese, nga shtrimi në spitalin psikiatrik në mjekim ambulator, familja e viktimës nuk është thërritur. Ne ende nuk i dimë si kanë rrjedhur faktet.

Që në momentin që janë pushuar akuzat më 24.12.2020 familja e viktimës nuk është thërritur më nga gjykata dhe i është bërë vetëm i ditur vendimi i pushimit. Në nëntor 2020 kemi një kërkesë nga gjykata për zgjidhjen e martesës.

Çfarë provash duhet të ketë përfaqësuesi i të akuzuarit duhet ta ndjekë ligjërisht, jo nëpër media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb