Një padi kundër Babis Anagnostopoulos, u ngrit nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve për vrasjen e “Roxy”, qenit të Caroline.

Sipas një raportimi të Ant1, tetë muaj para se të vritej nga i shoqi, Caroline kishte shkuar në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte kërkuar një qen për ta rritur me foshnjën e saj. Kujtojmë se natën e krimit Babis vrau edhe qenin, duke e varur në parmakun e shkallëve, duke dashur kështu të ngrejë skenën e grabitjes pas vrasjes, në shtëpinë e familjes Anagnostopoulos në Glyka Nera.

Sipas raportit, vrasësi i rrëfyer i gruas së tij mund të përballet me 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 100 mijë euro për vrasjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb