ITALI- “Unë po iki të mjekohem në spital, kurse mami ka ikur për disa ditë në Shqipëri”. Kështu mësohet t’i ketë thënë Dritan Sulollari djalit të tij 8-vjeçar, pak pasi i kishte vrarë nënën, Migena Këllëzi.

‘Il gazzettino’ shkruan se 37-vjeçari kishte gënjyer djalin e tij të mitur, që ky i fundit mos të shihte skenën makabre të asaj çka kishte ndodhur në banesën e tyre në Udine të Italisë. Mediat italiane, duke iu referuar dëshmive në vendin e ngjarjes dhe atyre pas ndalimit të shqiptarit japin detaje, duke thënë se çifti ishte në prag ndarjeje konsensuale, por ajo që ndodhi ishte krejt e papritur.

Avokati pohoi se pavarësisht nga gjendja e shqetësimeve të rënda psikologjike dhe pasi iu nënshtrua operacionit në tendinin e dorës, ai ka tentuar që djali të largohej sa më parë nga vendi i ngjarjes. Tashmë djali ndodhet tek një mik i familjes, deri sa gjyshërit e tij të vijnë në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb