FIER

Ky është 56-vjeçarit Petrit Mamaj i cili ditën e djeshme vrau me thikë në banesë bashkëshorten e tij Valdete Mamaj, nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Ditën e djeshme u publikua një tjetër foto për autorin, e një personi tjetër që nuk kishte lidhje, por që pas verifikimeve rezultoi e gabuar.

Petrit Mamaj
Petrit Mamaj

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion polic.

Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe bashkëshorti i viktimës. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.

Pas krimit, bashkëshorti i viktimës kishte shkuar në lokalin e lagjes dhe ka ngrënë bukë, që ta shikonin të tjerët.

Kur është kthyer në banesë, ai ka thënë se e ka gjetur gruan të vrarë, duke njoftuar vëllain e tij, i cili ka njoftuar edhe policinë. Por, siç raporton gazetarja Bezat, kur autori i krimit është pyetur nga policia për rrethanat, është bërë nervoz, duke ngjallur dyshime te policia, që nga ana e saj, ka zbuluar të vërtetën.

Sipas fqinjëve, çifti nuk ka pasur probleme, ndërsa një ditë para vrasjes ishte larguar nga banesa drejt Gjermanisë djali i tyre. Mësohet se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: