DURRES- “Djalin e kemi bërë lanet, nuk duam që t’i shikojmë sytë. Nuk do i shkojmë as në gjyq”. Kështu shprehen të pikëlluar prindërit e moshuar të Çlirim Shahollit, i cili vrau gruan e tij, Ardiana Shahollin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen numër 15 në Durrës.

durres-vret-gruan-famikljaret

Në një interviste për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj prindërit e autorit shprehen se djali i tyre duhet të vuajë për krimin që bëri.

Mes dhimbjes që i ka pushtuar për ngjarjen, në familjen Shaholli varfëria është ulur këmbëkryq. Të moshuarit teksa rrëfehen për ngjarjen, tregojnë se një tjetër hall i madh i ka zënë, se si do t’i ushqejnë 6 fëmijët e çiftit.

durres-vret-gruan-familjaret

Po ashtu prindërit thonë se nuk djali i tyre nuk punonte, ndërsa tashmë janë me sytë nga qielli dhe me shpresën që dikush t’i ofrojë ndihmë.

“Djali të vuajë për atë që beri. Nuk e ndjekim për hatanë qe I bëri familjes. Djali nuk punonte, kemi hall si do rrisim 6 fëmijët.

durres-vret-gruan-familjaret-3

Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate. Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë”, pohuan prindërit e Çlirimit.

durres-vret-gruan-familjaret-2

Kujtojmë se dje u caktua edhe masa e sigurisë për Çlirim Shahollin, duke e lënë atë në burg. I braktisur nga të afërmit, 42-vjeçari deklaroi para trupit gjykues se ka debatuar ashpër me gruan për motive xhelozie dhe më pas janë përleshur në banesë.

durres-vret-gruan-familjaret-5

“Po, unë e vrava gruan. E shtyva dhe ia përplasa disa herë kokën në dysheme”, është shprehur autori i krimit në familje, që tronditi banorët e qytetit të Durrësit dhe jo vetëm. I ftohtë në rrëfimin e tij, Çlirim Shaholli nuk u ka kërkuar ndjesë as fëmijëve të tij për krimin e kryer. 42-vjeçari akuzohet për veprën penale: “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese për arsye familjare”. Shaholli rrezikon dënimin nga 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

durres-vret-gruan-familjaret-4
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: