FIER

Gjykata e Fierit ka zgjidhur përfundimisht çështjen e kujdestarisë për dy fëmijët e Gazmend Mustës, i cili në fillim të janarit të 2019 ekzekutoi me armë gruan dhe kunatën e tij brenda shtëpisë.  Kujdestarinë mbi dy fëmijët e Gazmendit e ka fituar daja dhe jo gjyshërit e fëmijëve.


Gazmend Musta vrau më 2 janar gruan e tij, Gentjana Musta, pasi kjo e fundit kërkoi të shkonte për një vizitë tek prindërit e saj për festën e Vitit të Ri.


“Pranimin e kerkeses se kerkuesit/paditesit Gjyshmir Caushaj. Vendosjen ne kujdestari te te miturve Jonida Musta, e bija e Gazmend dhe


Gentjana dtl. 17.01.2009 dhe Florian Musta, i biri i Gazmend dhe Gentjana, datelindja 24.11.2015.

  • Caktimin si kujdestar ligjor te tyre shtetasin Gjyshmir Caushaj, daja i femijeve se mitur.
  • Rrezimin e kerkeses se paleve kerkuese Bedri Musta dhe Lumturi Musta.

Të regjistrohet vendosja e kujdestarisë në regjistrin e kujdestarisë që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Nje kopje e ketij vendimi brenda 10 ditëve nga marrje forme te prere të vendimit, ti njoftohet Zyrës se Gjendjes Civile Bashkia Ballsh per te bere shenimet perkatese.

Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te paleve kerkuese. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjete) ditëve në Gjykatën e Apelit Vlore, afat ky qe fillon nga dita e nesërme e njoftimit vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb