Babis Anagnostopoulos, i cili u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Caroline Crouch, nuk do të qëndrojë në qendrën e paraburgimit në Korydallos. Mësohet se piloti grek do të transferohet në burgun e Malandrinos, aty ku mbahen edhe 5 vrasës të tjerë, të dënuar për krime mizore.

Ant1 raporton se në këtë burg ndodhet edhe vrasësi i Makrinicës, i cili kishte goditur për vdekje me thikë me thikë gruan e tij 28-vjeçare dhe vëllain e saj 30-vjeçar.

Po ashtu media greke raporton se një tjetër i dënuar është dhe një shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij duke e goditur 7 herë me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Ormylia të Halkidikit, ndërsa pas krimit të rëndë kishte marrë një nga dy fëmijët e tij dhe endej 18 ditësh nëpër male. Në këtë burg thuhet se ka qeli me 4 persona, si dhe dhe 2 të dënuar. Sipas avokatit, Anagnostopoulos është shumë i frikësuar dhe i shqetësuar nga sulmet. Ndërkohë që ai si fillim do të mbahet i izoluar në qeli i vetëm dhe më pas do të transferohet dhe me të dënuar të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb