ITALI

Karabinierët italianë, kanë mundur të arrestojnë njërin nga autorët e vrasjes së ish-menaxherit të bankës Giovanni Caramuscio.

Personi i arrestuar është 31-vjeçari shqiptar Paulin Meçaj.

Ai dyshohet se mbrëmjen e djeshme në Leçe, në bashkëpunim me vëllain, ka ekzekutuar në sy të gruas 69-vjeçarin Caramusicio. Mediat italiane kanë publikuar edhe një fotot të të riut shqiptar, ndërkohë, policia nga ana tjetër, po vijon kontrollet për kapjen e vëllait të tij, bashkëpunëtor në krim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një ish-menaxher i bankës 69-vjeçar, sapo kishte bërë një tërheqje nga një ATM në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama ku dhe u vra nga dy vëllezërit shqiptarë. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë, por edhe gruaja e viktimës, ka luajtur një rol parësor në identifikimin e dy vëllezërve, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb