TIRANË

54-vjeçari Mexhit Picari është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore me shenja në fytyrë. Përreth syve dalloheshin qartë të nxira, por nuk dihet nëse këto shenja janë pasojë e ndonjë dhune ndaj tij, apo nga konfliktet e mëparshme me ish-dhëndrin të cili ne vrau më 4 qershor.

Në një prononcim për gazetaren e “BalkanWeb” Klodiana Lala avokati i tij tha do bisedojë me klientin për ta dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse është dhunuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë vetë Picari në seancën e sotme iu ka kërkuar falje dy nipave dhe mbesës për vrasjen e babait të tyre Kudret Saliaj.

“Iu kërkoj falje nipave dhe mbesës për dëmin që iu shkaktova”, është shprehur Picari në gjyq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb