Aktori i cili vrau aksidentalisht në setin e xhirimit të filmit “Rust” kineasten Halyna Hutchins, Alec Baldwin, ka deklaruar se po ndiqte udhëzimet e saj kur ia drejtoi armën, e cila rezultoi se kishte fishekë të vërtetë.

Kjo deklaratë është dokumentuar në një dëshmi të tij, ndërsa pohohet gjithashtu se kontrata që ka firmosur në nisje të xhirimeve e mbronte atë nga përgjegjësia financiare në lidhje me vdekjen e Hutchins.

Baldwin është në cilësinë e të pandehurit në lidhje me tragjedinë e rëndë, ku mbeti viktimë kineastja, nëna e një fëmije.

Ngjarja ndodhi me  21 tetor të 2021, ndërsa ende hetimet nuk janë mbyllur.

Në dosjen e fundit dalë nga hetimet, thuhej se aktori nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, sepse ishte siguruar se arma që po përdorte në skenë nuk përmbante plumba të vërtetë dhe gjithashtu sepse ai nuk  kishte përgjegjësi për kontrollin e armëve në set, siç fillimisht New York Times raportoi.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb