SKRAPAR

Autori i krimit të vrasjes së Ramadan Çelës në Jaupas të Skraparit ka pranuar autorësinë e veprimit dhe ka shfaqur pendesë.

Gjatë seancës në Gjykatën e Beratit, aty ku iu dha dhe masa e sigurisë. Familjaret e Hamza Çelës kanë insistuar se ai ka probleme me shëndetin mendor por nuk rezulton të ketë raport mjekësor nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.

Hamza Çela vrau të afërmin dhe komshiun e tij të moshuar Ramadan Çelën në mënyrë makabre në banesën e këtij të fundit me thikë, duke e qëlluar në kokë, damarë e zemër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb